Foto ilustruese

Anëtarë të grupit 'Ndragheta', arrestohen dy shqiptarë në Itali, trafikonin kokainë

12 Gusht 2023, 20:23| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 20:58

  • Share

Dy shqiptarë, pjesë e grupit të Ndraghetës, kanë rënë në pranga në Itali për trafikim dhe posedim kokaine. Dy shqiptarët Damiano Maiolo, 24 vjeç, dhe Tritan Leika, 29 vjeç, janë arrestuar në fshatin Limito.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, policia gjeti 10 mijë e 500 euro para cash dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje. Në shtëpitë e tyre u gjetën edhe mjete për përgatitjen e dozave të kokainës dhe objekte të vjedhura.

Ndërkohë, Leika rezulton se kishte edhe 10 muaj e 28 ditë burg të pashlyer, për trafikim droge. Ky hetim filloi përpara dhjetorit 2022 dhe çoi në pranga dhjetëra persona, anëtarë të këtij rrjeti kriminal.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?