Politikë
Top 24

Rama mesazh të koduar Xhafajt? Kryeministri: Po gjuajte shtëpinë me gur, del jashtë!

27 Tetor 2018, 12:24| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 15:10

  • Share

Në ditën kur kishte firmosur ndryshimin e parë në kabinetin e tij të dytë, kryeministri Edi Rama u shfaq në Lushnjë për t'i dorëzuar kartën e anëtarësisë disa të rejave dhe të rinjve të këtij qyteti.

Rama i njohu anëtarët e rinj që në ditën e parë me kufizimet që do të kenë tashmë si pjesëtarë të familjes socialiste. “Marrja e kësaj karte nuk është vetëm kënaqësi, ka edhe kufizim lirie. Se unë për shembull hoqa dorë nga dalja nudo në plazh që kur u bëra anëtar partie”, u shpreh ai.

Teksa nuk foli asnjë fjalë mbi ikjen e Fatmir Xhafajt, sulmet ndaj Dakos, apo arrestimin e dy ish deputetëve socialistë, Edi Rama duket se përcolli një mesazh të koduar për ata që duhet ta dëgjojnë.

Tani nuk je më e lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë, po nuk i gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrimë të gjjthë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia!

Edi Rama, Kryeministër

Për të demonstruar forcën e votës në skenën politike, kryeministri mori si shembull vendimin për mbylljen e bizneseve të lojrave të fatit. “Vendosëm të mbyllnim kazinotë elektronike dhe bastet, në mënyrë që të mos shkoni nëpër loto dhe të lini atje lekët që prindërit mezi i nxjerrin. Por a do të mbylleshin kazinotë dhe bastet nëse vota do të kishte prodhuar një shumicë dhe qeveri tjetër? Jo nuk do të mbylleshin, sepse nuk u mbyllën kur vota prodhoi një shumicë tjetër qeverisëse”, tha Rama.

Më tej, Bashkim Fino i tha se ishte autori i pikturës në mur, por Rama u kujdes të shpjegonte se nuk ishte e tija, dhe se piktura ishte shtrembëruar pa të drejtë. “Nuk është e imja. Por aty ka qenë shoku Enver tek ajo njolla me të verdhë, ja hoqën më pas. Ha interpretim kjo, s'mund të ndërhysh tek piktura e tjetrit si me yllin tek mozaiku”.

I ndërgjegjshëm se kjo deklaratë do të debatohej, Rama ironizoi paraprakisht opozitën. "Ata që do dalin, nuk e kuptojnë fare se çfarë po them unë. Do dalë Paloka i pari, nga lotoja direkt do dali", u shpreh ai.

Komento

Komente

  • Kenda: 01/11/2018 21:31

    Edhe nje minister tamam qe kishte kjo qeveri iku.Se cdo behet tani nje zot e di.

    Përgjigju
  • Tironsi: 28/10/2018 15:19

    O Xhaxhi Edi ai I u largua vet me deshiren E tij Ne 1 vit dy ministra me drog turp per te gjith juve politikan leshi

    Përgjigju
  • Vlorë: 27/10/2018 21:45

    E fjalen për shtëpin e Vangjush Dako.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?