Këshilli Europian është një institucion në vete që është themeluar më 5 maj 1949! Është një organizatë në vete që shpesh herë ngatërrohet me institucionin e Bashkimit Europian! Ka 45 anëtar nga 46 që kishte, pasi në shkurt Rusia është pezulluar për shkak se sulmoi Ukrainën!
Ky institucion edhe pse në nuk është organ i BE ka një rëndësi të madhe sidomos për të promovuar dhe për të promovuar të Drejtat e Njeriut si dhe ka organ Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut! Qëllimi i kësaj organizate është promovimi i drejtave dhe lirive të njeriut, kohezioni social, identiteti Europian e po ashtu përafrimi i legjislacioneve dhe paktve juridike në këto sektor!
Pra, praktikisht Këshilli Europës është parakusht dhe tutor për të gjitha vendet që kërkojnë dhe aspirojnë integrimin/anëtarësimin në BE! Pra, kanë një rol të rëndësishëm për asistencë në sektorin legjislativ dhe po ashtu edhe në çështje të tjera të një vendi për tu bërë me vonë anëtar i BE!
Një vend që aspiron të bëhet vendi anëtar i këshillit, duhet të ketë një Republikë Parlamentare të mirë, të ketë ligje të mira për të mbrojtur e promovuar të drejtat e njeriut, të ketë Shtet të së Drejtës, të ketë identitet Europian dhe të shpreh vullnetin për rrugëtimin Europian! Të gjitha këto kushte Kosova i plotëson!
Edhe pse duhet që të shprehen 30 shtete në favor të për tu anëtarësuar, tashmë duke menduar se edhe Turqia është anëtare pjesërisht, duke ditur pozicionin dhe rolin e Kosovës në Ballkan për sigurinë dhe paqen e po ashtu edhe faktin e luftës në Ukrainë, unë e konsideroj fakt të kryer anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Europian!
Kjo nuk do të thotë se Kosova e Shqipëria nuk duhet të lobonë për një proces të tillë derisa të kryhet, por është Këshilli Europian në realitetin e ri që ka më shumë nevojë për Kosovën se sa kjo e fundi për atë!
Ka një rrymë të rrezikshme në Shqipëri që lidhet me ashtuquajturin "sovranitet" që në fakt është në shërbim të politikave dhe interesave të Rusisë! Shqipëria dhe shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë me ilozimin dhe me vetë përjashtimin nga proceset ndërkombëtare! Tani ka ardhur koha që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut të përfshihen masivisht në procese Rajonale dhe Europiane! Madje, Shqipëria duhet të ketë rolin e protagonizmit për nisma të tilla në Rajon! Prandaj, edhe takimin e liderëve të Ballkanit në Bruksel e shikoj me pozitivitet dhe si të domosdoshëm!