Foto ilustruese

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, përfundon procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve! Sot trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët

18 Janar 2023, 09:18| Përditesimi: 18 Janar 2023, 15:26

  • Share

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën përpara. Dje përfundoi procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve, që fokusohen kryesisht në të drejtat themelore të BE-së, sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Sot në Bruksel nisën takimet dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët të BE-së: lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, krahas politikës së konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut çelën negociatat me Bashkimin Europian më 19 korrik të vitit të kaluar pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?