Mesazhi i Zaev në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht

Bota

Anëtarësimi në NATO, Zaev mesazh në shqip: Të themi po për të ardhmen tonë 

29 Qershor 2018, 17:36| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 17:43

  • Share

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka shkruar në gjuhën shqipe në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët për bashkim rreth flamurit dhe shtetit të Maqedonisë për rrugës drejt NATO-s.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Zaev përveç në gjuhën maqedonase, ftesën e shkroi edhe në gjuhën shqipe. Kryeministri i fton të gjithë qytetarët të bashkohen në rrugën drejt NATO-së dhe të përgjigjen me “PO” për anëtarësim. 

Unë jam maqedonas dhe ju ftoj të gjithëve, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, romë boshnjakë dhe të gjithë të tjerët, të gjithë - të themi PO për të ardhmen tonë. 

Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë Veriore



(Mesazhi i Zaev në shqip dhe Maqedonisht)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha në Shkup se zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë i ka çelur dyert tashmë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Republika e Maqedonisë Veriore pritet të marrë ftesën për anëtarësim në satimin e ardhshëm dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota brenda një periudhe të shkurtër.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?