Anëtarët e KPK-së takim me një delegacion nga Asambleja Parlamentare e KiE-së

Anëtarët e KPK-së takim me delegacionin nga Asambleja Parlamentare e KiE-së, në fokus reforma në drejtësi dhe rivlerësimi i gjyqtarëve e prokurorëve

1 Korrik 2022, 13:27| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 13:33

  • Share

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zhvilluan sot një takim me një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Tematika kryesore e takimit ishte reforma në sistemin e drejtësisë dhe procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Kryetarja e KPK-së, Pamela Qirko bëri një rezyme të veprimtarisë 5-vjeçare të Komisionit, duke u ndalur te vështirësitë e hasura, si edhe sfidat me të cilat janë përballur anëtarët përgjatë procesit.

Qirko i garantoi përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KiE-së se Komisioni do të vijojë angazhimin e tij për të përfunduar procesin e  rivlerësimit për të gjithë subjektet e listat deri ne fund te vitit 2024.

Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KiE-së inkurajuan anëtarët e Komisionit për të vijuar procesin e rivlerësimit, duke e cilësuar atë si një mision thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Takimi u zhvillua në kuadër të misionit faktmbledhës në Tiranë të dy bashkëraporterëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Joseph O’Reilly, Asim Mollazada, si edhe Bas Klein, Zëvendesshef i Sekretariatit të Komisionit të Monitorimit të AP të KiE-së.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?