Lulzim Basha

PD kërkesë Veliajt: Duam informacion për lejet e ndërtimit që janë dhënë në Tiranë! Basha: Janë pastruar 2 mld euro, SPAK të hetojë

12 Gusht 2023, 19:26| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 19:47

  • Share

TIRANË- Pas debatit të shkaktuar në politikë mbi kullën ‘Mali i Tiranës’ që do të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike i janë drejtuar me një kërkesë kryebashkiakut Erion Veliaj ku i kërkojnë informacion për lejet e ndërtimit të dhëna në Tiranë gjatë periudhës 2015-2023.

“Kërkesa që anëtarët e Këshillit i kanë drejtuar Veliajt është publikuar edhe, Lulim Basha, i cili shkruan se Bashkia e Tiranës e ka detyrim të bëjë transparencë për lejet e dhëna. Kreu i PD thotë se mbi 2 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit dhe për këtë i bën thirrje SPAK që të hetojë në mënyrë që Tirana të mos jetë oaz i krimit dhe politikanëve të korruptuar.

Mbi 2 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij konstaton se Shqipëria është "destinacion kryesor i pastrimit të parave". Në 2020, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GITOC) konstatoi se ndërtimet në Shqipëri ishin një mënyrë e preferuar për pastrimin e parave.

Në 2021, arrestimi i dhjetëra anëtarëve të Ndranghetës në Itali zbuloi lidhjet e tyre me sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Përgjimet si pjesë e hetimit zbuluan se njëri prej të dyshuarve ka deklaruar: “Në rrokaqiejtë e rinj, çmimet shkojnë rreth 3800-4000€ për metër katror. A e dini sa është kostoja e vërtetë? 510€.” Ndonëse SPAK nisi një hetim paraprak në shkurt të vitit 2021, nuk ka akoma asnjë të dhënë se çfarë po ndodh me këtë hetim”, shkruan Basha.

Basha shkruan se shumica e kompanive të ndërtimit që kanë marrë leje ndërtimi vitet e fundit në Tiranë nuk kapacitetet financiare për t’i përfudnuar projektet. Basha ngre disa pyetje, nga vijnë këto para, kush fshihet pas këtyre kompanive dhe paratë e kujt po pastrohen në ndërtimet në Tiranë.

“Miliona metra katrorë leje ndërtimi raportohen se janë dhënë në Tiranë vitet e fundit. Shumica e kompanive nën emrin e të cilave merren lejet e ndërtimit nuk kanë kapacitetet financiare për t'i përfunduar ato. Bilanci i kompanive tregonte se ato kanë të ardhura minimale dhe nuk kanë asete apo kredi që mund të përdoren për financimin e projekteve. Nga vijnë këto para? Kush fshihet pas tyre? Kush dhe si i siguron lejet e ndërtimit në emër të këtyre kompanive modeste? Paratë e kujt po pastrohen me ndërtimet në Tiranë?

Partia Demokratike përmes këshilltarëve të saj në Tiranë ka kërkuar të dhëna të plota mbi lejet e ndërtimit në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka detyrim të bëjë transparencë për lejet e dhëna, ndërsa SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të thellë e të papenguar në mënyrë që Tirana të mos jetë oaz i krimit dhe politikanëve të korruptuar që pastrojnë paratë në sektorin e ndërtimit”, shkruan Basha.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në SPAK dosjen për kullën me 65 kate “Mali i Tiranës”. Projekti do të ndërtohet nga  “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 12/08/2023 21:16

    Po kush mu.....n je ti more kriminel te te japi informacion Ty, te duket veptja akoma se je kur ishe ushtar i kryekriminel sali berishes apo komandant i skuadees vrstare ne Elbasan me ate qe ban idiotin bardhziu, po ik o plehre i ndyre ani tash ke filluar te vesh edhe bluza si Zelenski siq e veshi edhe mender presednike osmanka nje her ne kosove, po bluza dhe lyerja e flokeve ste ban njeri o kriminel as hesja e kilave si osmanka por as kinse diferencimi nga baba yt politik kryekriminel sali berisha.

    Përgjigju
  • Askushi: 12/08/2023 20:35

    Ky eshte loqe komplet.i del gjumi dhe kujtohet per lejet.na nxirr pak letrat ke rruga kombit qe i le si gjysma gjel.ik se sta kemi ngen dhe ty

    Përgjigju
  • Cila pjesë e PD je ti?: 12/08/2023 19:55

    !Pikëcuditëse!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?