Politikë

Emrat e anëtarëve për Këshillin Kombëtar të PD, Çupi: Një pjesë e tyre janë për SPAK, kanë kryer krime të rënda! PD po vepron kundër interesave të SHBA sepse strehon kriminelë

15 Korrik 2021, 22:48| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 21:05

  • Share

Partia Demokratike publikoi listën e 600 kandidatëve për Këshillin Kombëtar, të cilët do i dërgohen Kuvendit Kombëtar të PD-së për miratim, ku merr tyre ishte edhe kryetari i bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, i akuzuar për "Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019" dhe "abuzimi me tenderin e druve".

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka emra që duhet të përballen me për SPAK për krime shumë të rënda. Çupi tha se PD po kthehet në një strehë e kriminelëve shumë të rrezikshëm që janë bashkëpunëtror të Sali Berishës. Madje Çupi shton më tej se PD po vepron kundër thirrjes së SHBA dhe se një ditë do të konsiderohet një parti që veproi kundër interesave të SHBA dhe u cilësua si një parti anti amerikanë.

‘Një pjesë e mirë e emrave janë për SPAK për krime shumë të rënda. I ke për ato që kanë kryer krime shumë të rënda dhe i fuqinë për t’i strehuar në PD. I strehon Sali Berisha. Ka dy probleme problemi i parë është se ato nuk ekzistojnë dhe tani ekzistojnë për PD. PD është një stan, mos të harrojë se ka marrë njerëz që nuk ishin. Çështja e Kaprit, nuk është gafë, është një plan sfidë ndaj atmosferës të vendosjes së drejtësisë dhe këta janë njerëzit e parë që janë evidentuar si kriminelë në pushtet. Kjo është një shtëpi që janë strehuar disa njerëz të rrezikshëm që kanë bashkëpunuar me krimin gjatë periudhës së qeverisjes me PD dhe janë bashkëpunëtor të Sali Berishës. Do ndodhë dëm i madh edhe në këtë moment PD nuk është shkëputur nga ajo që thotë SHBA të shkëputet. Në rregull nuk do, sepse nuk e detyron askush. Por një ditë do të konsiderohet një parti që veproi kundër interesave të SHBA dhe u cilësua si një parti apo grupim anti-amerikanë.’- tha Çupi.

Ora 22:25
Analiza e zgjedhjeve, Çupi: Pse i kërkojmë PD-së që të fitojë? Nuk ka fituar kurrë dhe s'ka dalë forcë e parë! Elezi: Nuk është reale dhe e mbështetur në standarde

Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale.

Në lidhje me analizën e zgjedhjeve, i ftuar në Report Tv, në emisionin 'Repolitix' Frrok Çupi ka ironizuar Partinë Demokratike, si dhe kryetarin Lulzim Basha, ku thotë se nuk kemi se çfarë fitoreje që t’i kërkojmë PD-së, pasi nuk ka fituar asnjë kurrë. Çupi u shpreh se analiza e zgjedhjeve ka qenë një tallje me PD, duke u thënë se kemi fituar.

‘Pse i kërkojmë PD-së fitoren ne? Pse i kërkojmë diçka të pamundur? Sikur PD ka fituar gjithnjë, jo. PD nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet, kurrë nuk ka dalë forcë e parë. Çfarë i kërkojmë PD ne? Që të fitojë patjetër? Ata të PD dhe militantët e saj kanë të drejtë, por ne këtu pse i kërkojmë kështu në qiell të pastër që të fitojë? Nuk fiton dot. Është parti pa karakter, sidomos me këtë lider. Të gjitha partitë kanë një fund. Një fillim, një rrugëtim dhe një fund. Sot PD është ne reanimacion dhe është në pikëpyetje do të rezistojë pas Berishës apo do ta marrë Berisha me vete.  Ka qenë një tallje  PD se ne kemi fituar kjo është sëmundje me thënë të vertetën edhe në periudhën e para 90 është konstatura në mënyrë shumë qesharake.’- tha Çupi.

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, thotë se nuk është një analizë reale e mbështetur në standarde dhe se është një budallallik.

‘Janë objektiva të shpallura dhe të bëra publikë. Nuk është një analizë reale dhe e mbështetur në standarde. Pika 9 e krahason mandatet e 2017 me 2021. Është një rezultat gropë në 2017, nuk mund të krahasohesh. E ka bërë për të treguar se ne nuk jemi aq keq. Nuk është reale ajo. Ky është budallalik nuk është sfidë gabon në arsyetim. Fakti i kartelws së drogës duhet të ishte përball me emra konkret. Këta janë budallenj ajo marrëveshja e 5 qershorit ka qenë turp.'- tha Elezi.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?