Anëtarëve të KPA iu sigurohet jeta dhe shëndeti, Bylykbashi: Shpenzim luksi në kohë krize, fondin ta përdorin për nevoja tjera! Shtylla: Kemi kërcënime

3 Nëntor 2022, 12:10| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 12:38

  • Share

TIRANË- Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projekt buxhetin për vitin 2023. Shtylla kërkoi rritje të buxhetit, ndryshe nga çfarë është parashikuar për KPA për vitin 2023.

Sipas saj, buxheti prej 197.4 mln lekë i parashikuar për KPA nuk është i mjaftueshëm, pasi ky institucion ka më shumë shpenzime për personelin, por edhe për mallra apo shërbime që janë të nevojshme për KPA.

Nga ana tjetër, Shtylla thotë se i duhet buxhet edhe për ambiente shtesë me qira, pasi ambienti aktual që kanë në Kuvend, ka një hapësirë të kufizuar për personelin prej 57 personash që ka KPA. Ambientet shtesë, sipas saj janë të domodoshme që KPA të ushtrojë funksionin e saj.

“Ka personel prej 57 persona dhe numër ambientesh të kufizuar, një gjysmë korridori të Kuvendit, në VKM që i ka kaluar ministrisë së Drejtësisë ishte parashikuar që përveç zyrave të katit të tretë të ishin edhe dy zyra që sot janë në përdorim të Shoqatës së të përndjekurve. Edhe pse ka dal VKM në 2018, nuk është zbatuar, është bërë objekt konflikti në gjykatë. Ministria e Drejtësisë është duke e ndjekur gjyqësish. Edhe sikur këto dy zyra, që nuk janë vetëm për KPA, por do ishin edhe në shërbim të komsionerëve publik, do ishin të pamjaftueshme duke pasur parasysh rritjen e personelit. Ambientet me qira janë të domosdoshëm, për ushtrimin e funksionit”, tha Shtylla.

Ndalur në kërkesën e Shtyllës për ambiente me qira, deputeti demokrat Oerb Bylkbashi tha se buxheti që përdoret për sigurimin e jetesës dhe shëndetit të anëtarëve të KPA mund të hiqet në këtë kohë krize dhe të përdoret për një tjetër nevojë që ka KPA. Bylykbashi tha se sigurimi i jetës dhe shëndetit është shpenzim luksi në këtë kohë krize, ndërsa sipas tij nuk është aq e nevojshme pasi deri më tani nuk ka pasur ansjë rast të publikuar se anëtareve të KPA iu rrezikohet jeta.

“E keni ende atë buxhet për sigurimin e jetës dhe të shëndetit, nëse po sa është kjo vlerë. Duke u nisur nga fakti, ose në dijeni time jeni të vetmit që keni një trajtim të tillë. Pavarësisht sa është ky buxhet, me kushtet e vështira që kemi ne, duke konsideruar që bëni një punë të rëndësishme të vështirë, gjykoj por jo me më shumë rrezik sesa shumë institucione të tjera, përse është e nevojshme të vazhdojë ky fond? Në kushtet e vështirësisë ekonomike, kostot po rriten, vend për luks nuk kemi, një shpenzim i tillë është luks, ja ku jemi pas kaq vitesh, s’ka patur moment që ka cenuar shëndetin apo jetën e anëtareve të dy trupave. A gjykoni që është e nevojshme për t’u hequr, të paktën të mos shpenzohet dhe këto para të kthehen në buxhet për shpenzime të tjera, qoftë të institucionit tuaj, qoftë edhe për qiratë?”, tha Bylykbashi.

Sugjerimi i Bylykbashkit u kundërshtua nga kryetarja e KPA, e cila tha se sigurimi i jetës dhe shëndetit për anëtarët e KPA është një e drejtë e garantuar me ligj. Por përtej kësaj, Shtylla tha se është e domosdoshme, pasi ndonëse nuk ka pasur asnjë rast të publikuar, anëtarët e KPA janë kërcënuar, si edhe vazhdojnë të marrin kërcënime.

“Klotilda Bushka: Detyrim ligjor i parashikuar.

Albana Shtylla: Ka një parashikim në ligj, ku deputet kur kanë miratuar ligjin kanë vlerësuar që duhet të ketë një trajtim të tillë. Zbatimi i ligjit duhet të burojë nga ligjvënësit dhe më pas të organet. Jemi të detyruar të zbatojmë ligjin, vlera për 7 mln lekë viti për të gjithë personelin. Duke dashur të mbroj një të dhënë personale, më besoni që ka patur dhe vazhdon të ketë në mënyrë të vazhdueshme. Ligji nuk ka paraparë cenim jete, ka parë edhe çështje të shëndetit. Ka patur dhe ka në mënyrë të vazhdueshme, është e nevojshme që të jenë të qetë, në drejtim të shpenzimeve për shëndetin dhe jetën e tyre nëse kryen një punë me devotshmëri.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 03/11/2022 13:15

    Po keni kercenime denoncojini perndryshe mos e thoni fare,sa per leket qe kerkoni ju skeni bere namin aty,keni kaq vite dhe skeni kaluar as gjysmen e drejtsise ne sit,dhe ata qe se kan kaluar vetingun nuk i keni kallzuar ne prokurori,pune siperfaqsore me pak fjale,keni mbajtur dhe me hater aty,ca te nanes ca te babes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?