Sandër Beci është betuar ditën e sotme para presidentit Meta duke u bërë kështu anëtari i 8-të i Gjykatës Kushtetuese.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Sandër Beci, ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u betua se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, Beci zyrtarisht u bë sot anëtari i Kushtetueses.
Betimi i tij u përshëndet edhe nga ambasada e SHBA duke thënë se kjo përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi.
“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, çka përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare. Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”, shkruan ambasada e SHBA-së.
Turp me te madh nuk ka. Ka bere namin duke marre leke si pedagog ne Universitetin e Shkodres ky Sandri. Pse sja kontrollojne pastertine e figures. Turp per drejtesin qe drejtohet nga keta njerez.
Përgjigju