Anëtari i grupit “Bajri”, Astmer Bilali, një i arrestuar tjetër Ivi Abazaj dhe E.B. që rezulton të jetë anëtare e grupit të Indrit Dokles, kanë dalë sot para gjykatës së Tiranës ku mësohet të jenë përballur me akuzën e “Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Të tre personat gjatë një kontrolli nga policia e burgjeve janë kapur me aparatë telefoni. Bilali, Abazaj dhe E.B., mbahen të izoluar në burgun 313 në Tiranë.
Të tre kanë dalë sot para gjyqtarit të Tiranës Sokol Pasho, ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kontrollit të ushtruar në burgun “313” në Tiranë Bilalit, që rreth dy muaj më parë iu vra i ati dhe xhaxhai në atentat në Shkodër i është gjetur një celular “iPhone 5”. Kontrolli ka qenë i befasishëm dhe sapo ka parë efektivët, Bilali e ka hedhur celularin në tualet, por kjo nuk e ka shpëtuar, pasi telefoni është sekuestruar.
U arrestua per mbajtje te lendeve narkotike dhe u la qe ishte perdorues tani eshte ne arrest shpie.
PërgjigjuPo te gjithë kanë telefona ne burg nuk e kuptoj..... ata qe bajnë biznes me telefona u doli shanci me i shite nja 3 copë
PërgjigjuE ca ka per jet luksi ktu. Atje te gjithe mbajne telefona
Përgjigju