Politikë

Anëtari i KAS në KQZ për Report Tv: Ka kandidatë që nuk kuptojnë mënyrën sesi do të zgjidhen deputetë

9 Prill 2021, 11:54| Përditesimi: 9 Prill 2021, 17:08

  • Share

Fleta me numra do të sjellë konfuzion për votuesit në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili tha se fleta me emra do të ishte më mirë për faktin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas tij numrat janë të gjithë të njëjtë për kandidatët, gjë që do të sjellë konfuzion.

‘Unë isha për fletën me emra. Për mendimin tim nuk mundet që ne të gjykonim në lidhje me fletën dhe përmbajtjen e votimit, ne mund të gjykonim nëse ishte një fletë e ligjshme apo jo. Për mua fleta ishte e ligjshme, pjesa tjetër ishte subjektive. Shumica vendosi që ta ndryshonte fletën e votimit. Arsyetimin e Kolegjit Zgjedhor ende nuk e kemi parë pasi ende nuk është zbardhur. Për mendimin tim do të ishte më mirë një fletë me emra, për shkak edhe të sistemit zgjedhore. Për mua fleta më numra është e paqartë, pasi numrat janë të njëjtë për kandidatët. Dhe mendoj se do të sjellë konfuzion, por kjo do të shihet pas zgjedhjeve.’- tha Braho.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, në lidhje me kohën që ka KQZ për të informuar publikun për mënyrën e votimit, tha se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, pasi dhe partitë janë të interesuara. Braho tha se me ndryshimet e kryera në Kodin Zgjedhore ka edhe kandidatë për deputetë të cilët nuk dinë mënyrën sesi do të dalin deputetë.

‘Do të shfrytëzohen të gjitha resurset për të informuar qytetarët për mënyrën sesi do të votojnë qytetarët, edhe partitë janë të interesuar që të informojnë këdo qytetarë, për mënyrën si do të votojnë. Ka edhe kandidatë që nuk kuptojnë mënyrën sesi do të zgjidhen deputetë, pra pjesën sesi me votë preferenciale ata mund të kalojnë nga pjesa jofituese në pjesën fituese të listave. Kodi për shkak të ndryshimeve, ka bërë që të jetë edhe i paqartë. Shpresoj që rezultati të mos sjellë mosmarrëveshje me subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve në mënyrë që fitorja mos të jetë si pasojë e interpretimeve ligjore, pro që del qartë nga vullneti i votuesve ’- tha Braho më tej.

I pyetur nga Report Tv në lidhje me mënyrën sesi po sillen partitë politike gjatë fushatës zgjedhore dhe nëse po e shkelin Kodin Zgjedhore, Braho tha se ka denoncime për subjekte politike të cilat po përdorin asetet publike, gjë që është e ndaluar.

‘Nuk mund të bëj deklarime të tipit sesi po sillet një subjekt apo një tjetër. Ka shkelje të Kodit Zgjedhor për të një sërë rastesh, por nëse do të jenë subjekt i ankimin do të jenë pjesë edhe KAS, kanë të bëjnë me përdorimin e aseteve publike apo që quhen asete të ndaluara që të përdoren katër muaj  para datës së zgjedhjeve, po ashtu edhe me mënyrën sesi media po e pasqyron fushatën elektorale. Të gjitha këto janë raporte publike që subjektet kanë akses për ti parë dhe mund të jenë objekt i procedurave të ndryshme, sa i për Kodit Zgjedhor dhe ndalimeve që bën Kodi zgjedhor.’- tha Braho.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?