Në foto Indrit Hoxha

Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD akuza Bashës: Nga 2017 Anëtarësia e partisë është zvogëluar me 28 mijë anëtarë! I nxori 'dëshmorë' si PPSH dikur

27 Maj 2021, 18:22| Përditesimi: 27 Maj 2021, 18:23

  • Share

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka bërë me dije sot se kjo forcë politike ka pësuar një rënie drastike me rreth 28 mijë anëtarë krahasuar me vitin 2017, vit kur Lulzim Basha mori drejtimin e partisë.

Me një postim në Facebook, Hoxha thotë se në zgjedhjet e brendshme të 2017 PD kishte 103,952 anëtarë në Regjistër, ndërsa deklarimi i tanishëm është 75.067. Ai akuzon Bashën se në 4 vite, ka nxjerrë "'28 mijë dëshmorë' si PPSH dikur".

"Në zgjedhjet e brendshme partiake më 2017 pati deklaruar se PD kishte 103,952 në Regjistër, pra më shumë se 28 mijë anëtarë sesa deklarimi i tanishëm 75.067!!!! Kaq mjafton të kuptosh se ne çfarë drejtimi po shkojmë. Ne 4 vite ka nxjerr “28.000 dëshmor” si PPSH dikur", shkruan ai.

Kujtojmë se Hoxha është pjesë e grupimit të ri “Për PD” që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?