Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Deputetët kanë paguar nga 500 mijë euro për të qenë kandidat në listën e Bashës! Agolli: Shpifje, çojë në gjyq

3 Maj 2022, 12:54| Përditesimi: 3 Maj 2022, 13:34

  • Share

Përçarja ndërmjet demokratëve është bërë më thellë, pas zhvillimit të Kuvendit të 30 prillit të thirrur nga ‘Rithemelimi’, i udhëhequr nga Sali Berisha, të cilin e bojkotuan 35 deputetë të PD-së. Bislim Ahmetaj, i cili u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, thotë se në Kuvendin e 30 prillit, u kthye vota dhe gara në PD. Duke u ndalur tek mungesa e deputetëve, sipas Ahmetajt, ato kanë paguar shuma që kanë filluar nga 500 mijë euro vetëm që të jenë pjesë e listës së Bashës.

‘Në 30 prill u kthye vota, u kthye gara dhe u zgjodhën 150 anëtare. Kontestime do të ketë gjithmonë. Ka ndodhur diçka që është vërtetë entuziazëm, pasi ka pasur për herë të parë votim. Vota është një instrument që shëron çdo plagë. Është një numër i vogël, dhe janë të papërfillshëm në raport me shifrat që ka PD. Deputetët kanë paguar duke filluar nga pagesa 500 mijë euro që të jenë pjesë e listës. I kam dëgjuar. Mungesa e këtyre deputetëve në 30 prill është shkak i kësaj natyre, apo burime që i kanë krijuar deri në mënyrë joligjore. Nuk është votuar asnjëherë se cili do jetë deputet i PD-së është vendosur në zyrën e Bashës. Të gjitha vendimet e Bashës kanë qenë në shërbim të Edi Ramës. Nëse nuk bëhesh pjesë e procesit je i përjashtuar, ky pret legjitimitetin e gjykatave shqiptare. Shpresoj që edhe Alibeaj shumë shpejt do të na bashkohet. Është më afër PD-së se sa Lulzim Basha.’- tha Ahmetaj.

Por, anëtari i kryesisë së Partisë DemokratIke, dega numër 6 në Tiranë, Shpëtim Agolli thotë se nuk e njeh Kuvendin e 30 prillit.

‘Ky proces që ndodhi nga Rithemelimi, unë si demokrat nuk e njoh. Nuk e njoh pasi dy palë kanë përplasje këto përplasje vetëm në gjykatë mund të zgjidhen. Tani që u apelua, thonë se gjykata është e kapur nga Edi Rama.’-  u shpreh Agolli.

Lidhur me deklaratën e Agollit, se deputetët kanë dhënë para për t’u futur në listën e Bashës, Agolli i konsideroi si shpifje.

‘Çoje në gjyq nëse është e vërtetë. Nuk është e vërtetë. Shpifje!’- tha Agolli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kol: 03/05/2022 13:51

    Kaç te ndershme kane qene votimet per antaret e kuvendit komtar,sa 28.7% jane Tropojane,nuk jam gjo me Tropojanet! por mos ti hullin hi syve Shqiptareve se jane bo te ndershme,kur ky non grata kurr nuk kabo zgjedhje te ndershme,vetem vjedhje ka bo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?