Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Hoxha: Pas deklaratës së Berishës për rikthim, s'besoj se Basha do qëndrojë edhe 4 vite në krye të partisë

14 Qershor 2021, 14:46| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 14:51

  • Share

Deklaratat e Sali Berishës për rikthim në krye të PD-së, të bëra edhe gjatë ditës zgjedhjeve për kreun e ri të partisë, ka trazuar ujërat brenda partisë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha në një intervistë për Report Tv tha se pas kësaj deklarate e ka të vështirë të mendojë se këtë fitore Lulzim Basha do e ruaj për 4 vitet e ardhshme.  Hoxha tha se Partia Demokratike po prek fundin dhe kjo ka bërë që vetë lideri historik i saj të dalë në një deklaratë që për 8 vite rresht nuk ishte menduar nga askush, të rikthehet dhe të marrë në dorë PD-në. Ai tha se Berisha është i vetmi që mund ta çojë sërish partinë në fitore.

"Për aq kohë sa ne u përfshimë në këtë proces, përtej të gjithë problematikave Basha u rizgjodh në krye të PD. A do të jetë ai për 4 vitet e ardhshme në krye të PD do ja lejmë kohës, pasi deklarata e Berishës ka trazuar shumë ujëra brenda PD-së. Për herë të parë pas 8 vitesh u artikulua rikthimi i tij, gjë që e kishte ndaluar për 8 vite rresht. Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Po u kthye Berisha partia shkon në fitore, është i vetmi që mund të na çojë në fitore", tha Hoxha.

Indrit Hoxha teksa i cilësoi zgjedhjet e djeshme një turp për demokratë që nxori në pah problemet madhore të partisë dhe shumica e anëtarëve përfshirë edhe atë vetë nuk e kishin emrin në listë. Për Hoxhën problemi i vërtetë ishte pjesëmarrja e ulët ku tha se mbi gjysma e anëtarëve nuk denjuan të votonin pasi nuk kishin besim tek asnjë kandidatë.

"Problemi më i madh i PD sot është se 45 % nuk shkuan fare të votonin, gjysma e anëtarëve nuk kishte besim tek asnjëri kandidat për të shkuar për të votuar dhe ky është problemi i vërtetë", tha Hoxha.

 4 ditë më parë Sali Berisha tha se mund të rikthehet sërish në krye të PD, deklaratë që e konfirmoi edhe ditën e djeshme pas zgjedhjeve. “Kurrë, mos thuaj kurrë” ka thënë ai në një intervistë duke shtuar se  “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht”, ndërsa pas votimit u shpreh se “është konsistent në deklaratat e tij”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?