Prokurori Bujar Sheshi

Kronikë
Top 24

Anëtari i KLP-së ish-sigurims, të hënën mblidhet Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi

26 Janar 2019, 21:42| Përditesimi: 27 Janar 2019, 10:46

  • Share

Të hënën Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pritet të mblidhet për të shqyrtuar rastin e anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi që rezultoi se ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe ka gënjyer organet e Vettingut për këtë fakt. 

Bujar Sheshi që njihet dhe si prokuror i çështjes Meta –Prifti kaloi procesin e vettingut si prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda dhe u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  Sheshi ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit që në kohën e gjimnazit me pseudonimin “Venusi” dhe në vitin 1979 nisi detyrën si hetues në degën e Punëve të Brendshme në Fier. 

Ky fakt është konfirmuar edhe nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, që ka vënë në dijeni dhe Kryeprokuroren Arta Marku e kjo e fundit ia ka çuar parlamentit. 

“Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin “Venusi”, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974,” -thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Në nenin 7, pika 2 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, kur flitet për ngritjen e KLP-së,saktësohet se kandidati duhet të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991.

Kërkesa për verefikimin e kandidatit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?