Takimi i Mike Turner me Edi Ramën

Anëtari i Kongresit të SHBA takohet me Ramën! Të pranishëm edhe Niko Peleshi, Arben Kingji, Mimi Kodheli e Jorida Tabaku

2 Shtator 2022, 08:04| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 08:16

  • Share

Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner, përfaqësues i Distriktit të 10-të të Ohajos, ishte në Tiranë para 2 ditësh dhe u takua me kryeministrin Edi Rama.

Në darkë ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit Arben Kingji, deputetja Mimi Kodheli dhe deputetja Jorida Tabakun.

Anëtari i Kongresit Turner shërben si Zëvendës Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe si Republikani drejtues në Komitetin e Përhershëm të Përzgjedhur të Senatit për Shërbimet e Inteligjencës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?