Sidi Hasanaj

Anëtari i PD nxjerr dokumentet: Edi Paloka me mijëra m2 prona në bregdet, me firmën e Ramës do ndërtohen resorte turistike strategjike

1 Nëntor 2023, 15:51| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 21:26

  • Share

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj deklaroi një ditë më parë në Studio Live, në Report Tv, se Edi Paloka, deputet i Rithemelimit, ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria "në emër të bashkëshortes pas zgjedhjeve të Kukësit".

Sipas tij, Paloka ka marrë disa prona në bregdetin e Spillesë ku do të ndërtohen resorte turistike. Pas këtyre deklaratave deputeti i Rithemelimit reagoi duke iu drejtuar me akuza dhe fyerje Hasanajt. Ndërkaq Paloka thotë se i ka "të trashëguara nga babai pronat", por nuk sqaron se si i janë trashëguar mijëra m2 në bregdetin e Kavajës kur pronat e familjes së tij i ka në Lezhë.

Hasanaj në përgjigje të Palokës, ka publikuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë të deputetit të Rithemelimit ku rezulton se ka deklaruar disa mijëra hektarë prona në zonën e Kavajës dhe bregdetin e Spillesë. Sipas Hasanajt, "në pronat e Palokës do të ndërtohen resorte turistike strategjike". Ai u bën thirrje autoriteteve të hetojnë pasurinë e deputetit të Rithemelimit.

"Një përgjigje për Edi Palokën. E.Paloka këtë fjalor ordiner ka, se aq neurone ka në trurin e tij…  kështu janë mësuar të merrën me njerëzit, por ka dhe djem që të bëjnë pishman që i shave në FB, jo më në sy. Ka djem që kur e lëshojnë fjalën, gërmat gdhënden mbi gur, dhe jetojnë për një sedër dhe një fytyrë. Megjithatë është bisedë që stopohet këtu, se nuk bëhet në FB. Tani le të merremi me anën politike të akuzës sime, ndaj Palokës dhe të tjerëve shokë të tij!

1. A është dakord Paloka të bëhet vetingu i Politikanëve???

2. A është Paloka që në dokumentat e deklarimit të Pasurisë si deputet, në 2012 ka dsklaruar në ILDKP që nuk as asnjë metër2 tokë në Spille 
të Kavajës?

3. A është Paloka që në 2013, ka deklaruar mijëra metra2 prona në Spille? Buzë detit???

4. Si i fitoi për 1 vit Paloka këto mijëra m2 Prona buzë detit në plazhin e vyer të Spillesës? 

5. Paloka ka deklaruar: “trashëgimi nga i ati”. I ati i tij, (nga Lezha mos gabojë) si i trashëgoi pronat buzë detit në Spille të Kavajës???

6. Apo i ati i tij, pensionist, i bleu në 2012 me pensionin e tij mijëra m2 buzë detit, dhe në 2013 ja kaloi Edit në pronësi??? I kemi parë këto skema me prindërit pensionistë që paguajnë dasma milionashe për fëmijët politikanë, tani po shikojmë dhe se ju dhuronkan prona buzë detit… VETINGUN NË POLITIKË!!!

Të hetohen pronat si janë përfituar, të hetohet nëse akuza ime është reale apo jo, nëse Rama si kryetar i KKT ka kaluar masterplanin dhe ka vendosur që te pronat e Palokës të ndërtohen komplekse turistike strategjike!!! Vetingu në Politikë, se është krim dhe gjynah që Shqipëtarët lëngojnë në varfëri, këta marrin prona buzë detit! Ah, dhe diçka: Se kush është ushtar i kryetarit, se kush është pleh komunist e se kush është demokrat që Ramën e përçmon si pak kush, ja lëmë kohës dhe fakteve që do dalin në dritë sh shpejt", shkruan ai.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?