Anëtari i ri i Kushtetues, KED lejon vazhdimin e garës për Sandër Becin, anëtarin e KLP

4 Dhjetor 2021, 09:54| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 16:59

  • Share

Sandër Becin, anëtari i KLP, vazhdon garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. KED kaq vendosur lejimin e garës për të për 2 vakancat e Vitore Tushës dhe Fatmir Hoxhës. Në garë ishte edhe Vate Staka, i cili më parë është tërhequr nga gara.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë ka rinisur procedurat për plotësimin e 3 vakancave që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese, anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion. Mungojnë kandidaturat pasi shumë pak plotësohen kriteret kushtetuese, ndaj edhe në KED ende nuk ka asnjë proces.   Një prej vendeve vakant është ai i gjyqtares Vitore Tushës, të cilës i mbaroi mandatin 9-vjeçar. Po ashtu vakant është edhe vendi i Fatmir Hoxhës, i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe i Gani Dizdarit, që u shkarkua në vitin 2019. 

1638616977_1638607159sanderbeci.jpg

Sandër Beci

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?