Anëtari i 'Shullazit' i kërkon të tërhiqet, gjyqtarja: Faleminderit për paralajmërimin

18 Qershor 2019, 13:20| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 13:25

  • Share

Gilmando Dani, pjesë e grupit Shullazi i ka kujtuar gjyqtares Albana Boski për t'u tërhequr nga gjykimi i çështjes pasi sipas tij ajo ka gjykuar çështjen "Vollga" në Durrës.

Gjyqtarja Boksi, e cila tashmë është kryesuese në këtë proces, është shprehur "Faleminderit për paralajmërimin". Ndërkohë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Blerim Shullazit për përjashtimin e Saida Dollanit nga trupi gjykues.

Seanca është shtyrë për në datën 24 qershor, në orën 11:00 pasi KLGJ akoma nuk ka caktuar gjyqtarin e tretë në këtë çështje. Pritet që Apeli për Krime të Rënda të shqyrtoj kërkesën për përjashtimin e Albana Boksit.

Dënimet për grupin e Shullazit
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.

TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?