Anëtari KLP-së ish Sigurims? Bujar Sheshi kundër Autoritetit: Të prishet vendimi i dosjeve

6 Prill 2019, 13:06| Përditesimi: 6 Prill 2019, 13:32

  • Share

Debate për të shkuarën si ish-Sigurims i Shtetit para vitit 1991 për prokurorin dhe sot anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi përfundon në Gjykatën Administrative.

ReportTv ka mësuar se me short është përzgjedhur Emiljano Ruli si gjyqtari që do të vendosë nëse qëndron vendimi i Autoritetit të Dosjeve që e nxjerr z.Shehi spiun apo pretendimi i prokurorit që e mohon këtë gjetje duke e konsideruar si sulm ndaj tij.

Padia në Gjykatën Administrative është bërë nga vetë z.Shehi i cili kërkon “Shfuqizimin e aktit administrativ, Vendim nr. 12, date 22.01.2019 i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit.

Publikimi i këtij vendimi në media solli dhe një debat për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve në institucionet e reja të drejtësisë.

Pas rastit reagoi edhe Prokuroria e Përgjithshme e cila sqaroi se z.Shehi e kishte plotësuar nën përgjegjësinë e tij personale formularin e deklarimit nëse kishte qenë apo jo pjesë e ish sigurimit dhe autoriteti i dosjeve kishte vonuar përgjigjen gjatë kohës që Shehi ishte në garë për KLP.

Dokumenti i Autoritetit i publikuar në media shprehet se gjeneralitetet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit në kartelën Model 2, nr. 8023 janë “Bujar Rasim Shesha” i datëlindjes 1957, ndërkohë që gjeneralitetet e prokurorit janë Bujar Ramiz Sheshi, i datëlindjes 15.12.1957. Vendimi i Autoritetit është miratuar me shumicë votash, por këtë vendim anëtari KLP e ka quajtur shpifje.

Seanca ndërgjygjëse ku autoriteti i dosjeve dhe anëtari i KLP-s do të përballen mes tyre për të vendosur përfundimisht ka qenë apo jo pjesë e ish sigurimit Shehi do të mbahet më 8 prill 2019.

 

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?