Një tjetër anëtare e organeve të Vetingut, gjatë aplikimit për t'u bërë pjesë e KPK-së, ka fshehur shkarkimin nga detyra si kryegjyqtare, pezullimin dhe transferimin në një gjykatë tjetër. Bëhet fjalë për komisioneren Firdes Shuli. Zonja Shuli ka deklaruar se "pas përfundimit të studimeve, nga data 21.11.1988, deri në 11.07.1992, ka qenë gjyqtare e Gjirokastrës. Nga data 01.97.1992 deri në 12.03.1995 kam qenë kryetare e Gjykatës së Gjirokastrës. Në muaj mars 1995 jam emëruar gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës. Në 12.04.1995 jam liruar me kërkesën time si gjyqtare e Tepelenës".
Nga verififiket rezulton se këto të dhëna të deklaruara janë pjesërisht të rreme. Kjo pasi Firdes Shuli, me vendim nr. 17, datë 30.12.1992 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është pezulluar nga detyra. Këtë të dhënë nuk e ka deklaruar dhe as shkakun e masës së pezullimit nga detyra.
Me vendimin nr. 3, 23.02.1993, Firdes Shulit i është hequr masa disiplinore dhe është kthyer në detyrën e kryetares së gjykatës.
Por, me vendimin nr. 1, 30.03.1995, shkarkohet si kryetare gjykate dhe transferohet për 1 vit në Gjykatën e Tepelenës. Kjo masë ndëshkuese duket se është marrë në kuadër të pezullimit në dhjetor 1992. Masa disiplinore nuk është deklaruar nga Firdes Shuli në dokumentet e dorëzuara tek Avokati i Popullit dhe në Kuvend, duke fshehur të dhënat, të cilat duhet ta skualifikonin sipas pikave 'c' dhe 'dh' të paragrafit të parë, të nenit 6, të ligjit 84/2016 të Vetingut.
Pasi është transferuar në Tepelenë, zonja Shuli ka dhënë dorëheqjen nga detyra, miratuar me vendimin nr.2, të datës 12 prill 1995. Kujtojmë që ish anëtari i KPA, Luan Daci, u shkarkuar nga detyra dhe më pas u dënua me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme për falsifikim dokumentesh në momentin e aplikimit. Ky fakt bëri që Gjykata e Strasburgut të gjente shkelje në shkarkimin e ish prokurorit Besnik Cani, i cili është gjykuar nga Luan Daci.
Të dhënat e deklaruara nga Firdes Shuli
sajmir hoxha, ish permbarues sot inspektor i larte i drejtesise me mase disiplinore nga MD... ky institucion ka kurajo te beje kontrollin e gjyqtareve/prokuroreve...
PërgjigjuMe nje te rene te lapsit shkaterron gjithe ate kala rere qe ka ngritur shoku Tik! Pra kunder Berishes. Nga njera ane e konsideron nul qeverisjet nen Sali, ama kur ia do hesapi oporrunist, si ne rastin Shuli, i pelqejne vendimarrjer Salitiste.
Përgjigju