Modelja Angela Martini është bërë nënë për herë të parë me partnerin e saj Dragos Savulescu . Ajo ndau lajmin në Instagram, ndërsa fëmijën e ka sjellë në jetë përmes një nëne surrogate.
Martini ka treguar se të voglin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Kyree.
“Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, bekimi i dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që mund të kemi fëmijën tonë me ndihmën e një nënë surrogate të jashtëzakonshme mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi“, ka shkruar modelja krahas fotos të së birit.