Bota

Angela Merkel merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca! Kancelarja: Çelësi për të mposhtur pandeminë është vaksinimi

16 Prill 2021, 15:20| Përditesimi: 16 Prill 2021, 15:24

  • Share

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinën anti-COVID, duke mbajtur kështu premtimin e saj se do të vaksinohej vetëm kur asaj t’i vinte radha.

Një foto, dhe një deklaratë e shkurtër ka qenë kjo mënyra që ka zgjedhur kancelarja për të treguar se është vaksinuar me AstraZeneca, larg bujës që i ka shoqëruar vaksinimet e liderëve të tjerë.

Kancelarja gjermane 66-vjeçare mori vaksinën në qendrën e instaluar në ish-aeroportin Tempelhof të Berlinit, e cila aktualisht po punon ekskluzivisht me AstraZeneca, një vaksinë që është në dispozicion vetëm për personat mbi 60 vjeç në Gjermani. Rreth 3,000 njerëz në ditë aktualisht mund të marrin një vaksinë atje.

Vaksinimi u njoftua nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një postim në Twitter, ku citonte edhe deklaratën e parë të Merkel.

 "Jam e kënaqur që kam marrë dozën time të parë sot me AstraZeneca. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithë ata që vaksinohen. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë", tha Merkel.

Disa herë gjatë javëve të fundit, kancelarja ishte detyruar të përgjigjej në pyetjen se kur do të merret injeksionin  dhe nëse do të merrte AstraZeneca. Përgjigja e saj ishte gjithmonë e njëjtë: "Kur të jetë radha ime, unë do të vaksinohem, edhe me AstraZeneca". Madje jo rrallëherë ka kritikuar dhe kërcënuar të gjithë ata që kanë shmangur radhën, mes tyre edhe shumë politikanë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?