Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel

Angela Merkel merr 'ofertën' e parë për punë! A do të pranojnë ish-kancelarja e Gjermanisë për postin e ofruar në Nju Jork?

19 Janar 2022, 11:15| Përditesimi: 19 Janar 2022, 11:16

  • Share

Angela Merkel ka marrë një propozim për punë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Sipas raportimeve, Merkel-it i është ofruar një post drejtues në një organ këshillues në Nju Jork. Bild raporton se Guterres po i ofron ish-kancelares gjermane që të kryesojë organin këshillues të nivelit të lartë për të mirat publike globale në OKB.

Ka pak gjasa që drejtuesja e Gjermanisë për 16 vite të pranojë ofertën. Bordi për mallrat publike është një nga projektet kryesore të Guterres për reformën e OKB në mandatin e tij të dytë.

Merkel ende nuk i është përgjigjur propozimit të bërë ndërsa përfaqësuesit e OKB-së gjithashtu nuk kanë pranuar të komentojnë të tjera detaje për propozimin ndaj ish-kancelares.

Angela Merkel pas 16 vitesh në pushtet u largua nga zyra e kancelarit ndërsa në vend të saj u zgjodh Olaf Scholz.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?