Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie akuza të rënda ndaj Brad Pitt: Dhuna fizike ka nisur para incidentit të avionit në 2016

5 Prill, 16:28| Përditesimi: 5 Prill, 16:31

  • Share

Angelina Jolie pretendon se abuzimi fizik i Brad Pitt ndaj saj “filloi shumë përpara” incidentit  të avionit të vitit 2016 gjë që çoi në kërkesën e saj për të divorcuar.

Ekipi ligjor i aktores më 4 prill paraqitën një kërkesë për të publikuar disa biseda që do të vërtetonin se 60 vjeçari kishte refuzuar që ish gruaja e tij të shiste aksionet e saj në një kantinë vere, nëse ai nuk do të firmoste.

Ndërsa më tej thuhet se në dokumentet e paraqitura historia e abuzimit fizik ndaj yllit të “Maleficent” ka nisur shumë kohë më përpara udhëtimit me avion në shtator të vitit 2016 Franca në Los Anxhelos. Ai fluturim shënoi herën e parë që ai abuzoi fizikisht edhe drejt fëmijëve të tij. Ndaj edhe Jolie e la menjëherë atë.

Pitt dhe Jolie, u divorcuan në vitin 2019 dhe kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët  Vivienne dhe Knox.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?