Angelina Jolie

Angelina Jolie në mbështetje të grave dhe vajzave të Iranit: Kanë nevojë për lirinë për të jetuar

29 Shtator 2022, 22:51| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 23:00

  • Share

Aktorja 47-vjeçare Angelina Jolie ka reaguar pas protestave të vazhdueshme në Iran lidhur me vdekjen tragjike të vajzës 22-vjeçare të quajtur Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u qëllua nga policia  se kishte veshur hixhabin në mënyrë të gabuar.

Pas kësaj, në rrugët e Iranit, dolën gra e  vajza në nderim “të guximtareve” të vendit, të cilat kanë prerë flokët ose djegin mbulesat në shenjë proteste.

"Respekt për gratë e guximshme, sfiduese, të patrembura të Iranit. Të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe rezistuar për dekada, ata që dalin në rrugë sot, dhe Mahsa Amini dhe të gjithë të rinjtë iranianë si ajo. Gratë nuk kanë nevojë morali i tyre i kontrolluar, mendjet e tyre të riedukuara ose trupi i tyre i kontrolluar. Ata kanë nevojë për liri për të jetuar dhe marrë frymë pa dhunë dhe kërcënime.”, shkroi ajo në Instagram. 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?