Angjelin Preljocaj: Polinën  e gjetëm pasi pamë 600 balerinë

24 Mars 2018, 08:02| Përditesimi: 24 Mars 2018, 08:06

  • Share

Qëllimi i Preljocaj kur ka krijaur këtë film është që të flitet me gjuhën e vallëzimit në ekran. Dhe filmi kështu ka folur. Për të arritur këtë koncept ai rrëfen se ka kërkuar për filmin vallëtarë që kërcenin me të vërtetë dhe që të harmonizonin skenat edhe me aktorët që nuk janë vallëtarë. Filmi e ka dhënë më së miri artin e vallëzimit. Nga kritika ky film është vlerësuar si një nga veprat me të mëdha koregafike në ekran.  

Pse menduat të trajtoni pikërisht jetën e një balerine në film?
- Filmi ka pasur si pikënisje përvojën e e të gjithë balerinëve që vijnë nga një shtresë me vështirësi sociale. Në të vërtetë me këtë film dëshiroja të tregoja jetën reale të një balerine, i fryëmzuar nga një roman. Udhëtimi i saj ishin i rëndësishëm për t’u treguar, por objektivi kryesor në këtë film ka qenë kërcimi. Dhe teknikisht mendova se është e mudur që të përputhet me aktorin dhe trupi i balerinit.

Për të realizuar filmin “Polina” ne jemi përpjekur të gjejmë për rolet balerinin dhe aktorin që të bëjë rolin e balerinit, që një fytyrë e aktoritë të bashkohet me trupin e balerinit. Dhe kjo ishte diçka që më pas u transferua në pjesën tjetër të xhirimeve. Çfarë është me të vërtetë interesante në fund të filmit është me të vërtetë e vështirë të dallohet kuar ata vallëzojnë se cilët janë kërcimtarët e vërtetë dhe cilët janë aktorët.  Në fakt për të gjetur aktoren balerinë ne kemi parë 200 balerinë në Francë dhe katërqind në vendet e tjera, dhe e gjetëm balerinën në Shën Petërburg. Një motiv tjetër ishte për t’u rikthyer tek një fryëzim i hershëm për të nisur një rrugë plot sfida, dhe në balet ky frymëzim nis që kur artisi është i vogël.

A ka një nënvizim të konfliktit mes baletit klasik dhe atij modern në filmin tuaj?
-Po të shohësh në film me kemi përdorur Koncertin në Violinë të  Philip Glass që dëgjohet në pjesën më të madhe të filmit. Është kjo muzikë që e lidh Polinën me skenat e mëparshme, kur ajo po punonte me Bojinskin, mësuesin e saj të baletit në Rusi. Atë e shoqërojnë imazhet kur luhet në piano, studio e ngushta e të errta të baletit klasik, por kjo nuk është bërë në film për të dhënë një kontradiktë të baletit klasik me atë modern, por që në film të jepet një përshtypje se po luhet jeta e Anastasisë, e cila studioi në Akademinë Vaganova, që është një shkollë e shkëlqyer në Shën Petersburg, dhe ajo sheh se sfidat janë të forta edhe në Francë, ku duhet të ushtrohet fort për baletin modern. Siç shihet në film kur arrin suksesin në premierë në fund unë nxjerr mësuesin e saj, dhe jo nënën. E kishim menduar që të ta nxirrnim nënën, por kjo na u duk shumë klishe. 

Ka një kritikë ndaj racizmit kundrejt të huajve në Francë?
-Nuk është një film politik, nuk trajtohet si temë saktësihst ashtu, por filmi ju fton të shikoni realitetin që vallëzimi modern siç e njohim këtu në Perëndim nuk ka bërë një ndërhyrje në baletin në Rusi. Nëse dikush i interesuar për t'u bërë koreograf do të duhej të dilte jashtë dhe të përjetonte botën përtej kufijve rusë, do të kuptonte se arti i vallëzimit në Rusi është i mrekullueshëm. Ne kemi prezantuar edhe valle tradicionale ruse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?