Në Angli ende nuk iu ka dalë inati me mbajtjen e Cheilinnit ndaj Saka-s. Për këtë arsye tifozët kanë krijuar nje peticion për riluajtjen e sfidës, që gjithsesi nuk ka gjasë të ndodhë, pasi në këtë mënyrë është vepruar edhe për ndeshje të tjera të Europianit.
Ndër të tjera lajmi i fundit ka ardhur nga Argjentina. Pasi këta të fundit fituan Kupën e Amerikës dhe Italia të Europës kanë propozuar që të luajnë një superkupë në nder të Maradonës. Federatat respektive po e mendojnë diçka të tillë, por problemi është kalendari dhe diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë para nëntorit të 2022.
Komento