Kombëtarja shqiptare është një ekip që është përmirësuar’, për anglezin Ian Willson, i cili prej disa vitesh jeton në Shqipëri dhe mëson të flas gjuhën shqipe.
Për “Minuta zero” me gazetarin Eljan Tanini teksa u pyet se kë do të mbështeste nëse do të zhvillohej një ndeshje mes Anglisë dhe Shqipërisë, ai u shpreh se do të mbështeste Anglinë.
Pretendente për të fituar kupën e Euro2024, ai mendon se do të jetë Spanja ose Italia.
Intervista e plotë:
-Prej sa kohësh e njihni gjuhën shqipe?
Shumë vite, po nuk e kam praktikuar shumë, sepse shqiptarët duan të flasin anglisht me mua.
-Çfarë mendimi keni për kombëtaren shqiptare të futbollit?
Janë përmirësuar shumë. Janë ekip i mirë.
-Nëse luan Shqipëri- Angli, me kë do të bëni tifo ju?
Me Anglinë patjetër.
-Si e sheh Anglinë në këtë europian futbolli?
Shumë mirë. Janë ekip i mirë, është përmirësuar shumë.
-Si e parashikoni ndeshjen Angli- Slloveni ju?
Ne kemi fituar më para ndaj Sllovenisë 1 me zero dhe shpresojmë të fitojmë.
-Mendoni se Anglia është fituese e këtij europiani?
Spanja ose Italia, ndoshta Anglia.
-Çfarë po ndodh me futbollin në Angli, pse nuk janë atje ku duhet?
Ne kemi shumë futbollist ndërkombëtarë dhe standardi është i lartë.
-Keni që në vitin 1966 që nuk fitoni, si e mban mend futbollin në Angli?
Në 1970 me Brazilin, edhe me Italinë dhe Gjermaninë. Këto ishin ekipe të mira dhe ne ishim pak pa fat.