Autobusi ku u qëllua 14 vjeçari, Londër 2025

Bota

Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)

7 Janar, 19:47| Përditesimi: 7 Janar, 19:58

  • Share

Angli-Një 14 vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë sot, më 7 janar, teksa po lëvizte në një autobus të linjës 472 në Londër, Angli.

Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën Woolwich Church pranë kryqëzimit me ‘South Circular Road’ A205, ndërsa policia u njoftua rreth orës 14:30.

I mituri ndërroi jetë vetëm pak kohë pas mjekët nga Shërbimi i Ambulancës së Londrës dhe ambulancës ajrore mbërritën në vendngjarje.

Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me rastin, por policia ka vendosur një posto-bllok dhe ka mbyllur rrugën.

Ndërkohë disa nga qyetarët janë shprehur se kjo ndodhi është tragjike.

“Nuk mund ta besoj që një djalë është vrarë me thikë në autobus. A është e rrezikshme të lëvizësh me autobus tani”, citon Daily Mail.

 
 
Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?