Kronikë
Top 24

Angli/ Arrestohet shqiptari që theri me thikë bashkëshorten, mohon akuzat para Gjykatës

12 Korrik 2019, 19:24| Përditesimi: 12 Korrik 2019, 19:38

  • Share

ANGLI- Fatos Xheta, 45 vjeç është arrestuar dy ditë më parë nga policia angleze. Ai është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Safie Xheta, 35 vjec, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj më 17 qershor.

Pas hetimeve të para autoritetet arritën në dyshimin se vrasja ishte kryer nga bashkëshorti i saj. Ditën e sotme Xheta ka dalë para  trupës gjykuese të Oxford, ku nuk ka pranuar akuzën e vrasjes.

Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht.

Por si ndodhi ngjarja?

Viktima 35-vjeçare u gjet e vdekur në një  banesë në rrugën Lyfton në Angli. Ngjarja ndodhi  rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës, më 17 qershor.

Policia në fillim mendoi se ishte një vdekje natyrale por më pas panë edhe plagët e marra nga goditja e thikës.

Një ekzaminim mjekësor konfirmoi se shkaku i vdekjes së gruas ishte plagë me thikë në qafë që i kishte shkaktuar burri i saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?