Bota

Angli/ Aeroplani rrëzohet gjatë ngritjes në aeroportin Southend të Londrës (VIDEO)

13 Korrik, 19:23| Përditesimi: 13 Korrik, 19:43

  • Share

Një aeroplani Beechcraft Super King Air u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti i Londrës Southend.

Policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë re të dendura tymi të zi mbi aeroport, ndërsa një dëshmitar okular tha për mediat lokale se pa një flakë të madhe në momentin e përplasjes.

“Operacionet do të zgjasin për disa orë. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonën gjatë ndërhyrjes,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas mediave të huaja, ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në bord dhe as për shkaqet e aksidentit. Hetimet janë në zhvillim të plotë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?