Foto ilustruese

Angli, dogji me acid 11 policë gjatë operacionit të drogës, pritet vendimi për 32-vjeçarin

14 Tetor 2020, 19:56| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 20:00

  • Share

ANGLI - Një 32-vjeçar në Angli do të dalë përpara gjykatës të mërkurën e ardhshme pasi akuzohet se ka djegur me acidë 11 efektivë policie.

Ngjarja ndodhi më 23 shtator gjatë një operacioni antidrogë në Dale Close, Barnet në pjesën veriore të Londrës.

Armando Gjyla ka përdorur acid kundër policisë, ku mbetën të plagosur 11 efektivë. Këta të fundit u dërguan në polici dhe fatmirësisht nuk patën dëmtime që i rrezikonin jetën.

Emri i 32-vjeçarit jep përshtypjen e një shqiptari por mediat e huaja nuk e kanë përcaktuar nëse ai është nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Gjyla akuzohet gjithashtu edhe për shitje të substancave narkotike.

Sipas BBC, gjatë operacionit të policisë, mbeti i plagosur nga acidi dhe një 21-vjeçar i cili u arrestua nga autoritetet.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?