Avionët që pësuan incidentin

Bota

Angli/ Dy avionë përplasen në pistën e aeroportit në Mançester! Pezullohen përkohësisht fluturimet

15 Gusht, 13:49| Përditesimi: 15 Gusht, 13:57

  • Share

Një incident u shënua mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Mançesterit, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë.

Aeroplanët, të cilët ishin nisur përkatësisht drejt Parisit dhe Gjibraltarit, pësuan një kontakt të papritur midis majave të krahëve.

Megjithatë, situata u menaxhua në mënyrë të sigurtë, pasi të dy aeroplanët u kthyen në zonën e pritjes ku pasagjerët zbritën pa pësuar lëndime. 

EasyJet njoftoi se po zhvillohet një hetim i menjëhershëm për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

“Majat e krahëve të dy avionëve ranë në kontakt ndërsa po udhëtonin drejt pistës në Aeroportin e Mançesterit këtë mëngjes. Pas ngjarjes, avionët u kthyen në zonën e pritjes ku pasagjerëve u janë dhënë kuponë për pije freskuese. Njëri prej avionëve do të zëvendësohet për të mundësuar rifillimin normal të fluturimeve”, theksoi zëdhënësi i EasyJet.

Si pasojë e incidentit, fluturimet në Aeroportin e Mançesterit u pezulluan përkohësisht.

 “Ne pezulluam përkohësisht fluturimet ndërsa përpiqeshim të përcaktonim nëse avionët mund të ktheheshin në taksizëm. U kërkojmë ndjesë klientëve për vonesën në fluturimet e tyre. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia jonë", nënvizoi zëdhënësi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?