Bota

Angli/ Dy shqiptarët bëjnë për spital britanikët në pub, dënohen me rreth 10 vite burg në total! Pamjet e dhunës barbare (EMRAT+VIDEO)

28 Shkurt, 09:13| Përditesimi: 28 Shkurt, 09:33

  • Share

Angli- Pamjet e një dhune barbare në një nga lokalet e natës në Britaninë e Madhe ka shokuar opinionin.

Dy shqiptarë kanë vënë përposhtë një shtetas anglez në Peterborough, duke e masakruar me shkelma, grushte dhe sende të forta, aq sa ai ka pësuar dëmtime të rënda në tru, që i rrezikojnë dhe jetën.

Drejtësia britanike ka dënuar Lulzim Sinimati, 27 vjeç dhe Fatos Kertolli, 36 vjeç, që pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje kur kryen sulmin, por u shpallën fajtorë për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.

Një juri dëgjoi se si dyshja ishin në një pub në Broadëay, kur një sherr shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit të 20 korrikut. Një burrë mbeti me lëndime të lehta në fytyrë, ndërsa i dyti u shtrua në spital me gjakderdhje në tru dhe fraktura në shpinë dhe fytyrë.

Pamjet e kamerave kapën viktimën duke u goditur vazhdimisht me grushte në fytyrë para se të binte në dysheme, ku më pas u godit me shkelma në trupin e tij në mënyrë të përsëritur. Dyshja u shfaqën në Gjykatën e Crown të Kembrixhit, ku Sinimati u burgos për katër vjet e gjysmë, ndërsa Kertolli u burgos për pesë vjet e gjysmë.

Detektivi Dylan Lenton, i cili hetoi ngjarjen, u shpreh në Gjykatë se: 

“Të dy burrat pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje, megjithatë pamjet treguan se ata sulmonin egërsisht një viktimë në një sulm të vazhdueshëm. Lëndimet që ata shkaktuan ishin aq të rënda, saqë në një moment mendohej se i plagosuri nuk do të mbijetonte. Që atëherë ai është shëruar, megjithëse pasojat e traumës që pësoi në trurin e tij do të qëndrojnë me të përgjithmonë”.

Lulzim Sinimati dhe Fatos Kertolli

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?