Shqiptarët e dënuar, Adrian Gollakij dhe Rajmond Dani

Kronikë

Angli/ 'Fabrikë' droge në Birmingham, dënohen me 18 muaj burg dy shqiptarët: Kemi borxhe

22 Nëntor 2019, 21:50| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 22:03

  • Share

Angli- Dy shqiptarë janë dënuar me 18 vite burg pasi drejtonin një fabrikë droge në  qytetin e Birmingham. Rajmond Dani dhe Adrian Gollakij u arrestuan më 12 shtator të këtij viti  pasi në rrugën Hagley Road West kishin kthyer dy katet e një shtëpie në një 'fabrikë' marijuane me 541 rrënjë. Po ashtu kishin gati dhe një qese të madhe kanabisi. 

Adrian Gollakij u arrestua në kopshtin e pasmë t ështëpisë pasi u përpoq të ikte ndërsa Rajmond Dani u kap në korridor. Dy shqiptarët përdornin tre dhoma në katin e parë, katër në katin e dytë dhe kuzhinën për të kultivuar kanabisin. Policia gjeti pajisje elektrike, ndriçuesa, çarçafë në dritare dhe pajisje  të tjera që shërbenin për rritjen në të gjitha ambientet e mundshme të kanabisit. 

Si Dani dhe Gollakij pranuan akuzën për kultivim kanabisi por u justifikuan se i kishin borxhe disa njerëzve të cilët i kishin ndihmuar të hynin dhe qëndronin ilegalisht në Angli.

Avokati i Rajmond Danit John Brotherton, tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke menduar se ai do të bënte punë ndërtimi në vend se të punonte në një fabrikë kanabisi kurse Babir Adris, avokati i Adrian Gollakij, tha se ishte i arsimuar, nuk kishte qenë këtu shumë kohë dhe se shpresonte të merrte vetë një jetë më të mirë.

Komento

Komente

  • Shqip: 23/11/2019 07:50

    Shyqyr q e ben n angli se n shqiperi do kishin mar 18vjet. Allall cuna politikanet po na rjepin na leket kurse ju spo ja merni njeriut

    Përgjigju
  • gezimi: 23/11/2019 03:10

    a kane 18 muaj vite

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/11/2019 22:08

    Na flliqen ! Pse mor nuk punoni me djersen ë ballit e të jetoni të qete pa borxhe? Tani brenda do tua shpartallojne rondelen

    Përgjigju
    • Bledi: 23/11/2019 07:12

      A nga eksperienca e ke ti o bos

    • Fankolaa: 23/11/2019 05:54

      Ik ore kar mer vesh ti

    • King london: 22/11/2019 23:06

      Mos fol shum shiko punen tende se nuk te kan ber gje cunat ty ... hallall tua bej zoti dhe lirim sa me te shpejt

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?