Sport

Angli/ Goli i vitit pa nisur mirë? Josh Windass shënon një 'perlë' nga mesfusha në Championship (VIDEO)

1 Janar, 21:20| Përditesimi: 1 Janar, 21:24

  • Share

ANGLI - Viti i ri 2025 ka nisur me një gol të pabesueshëm në Championship. Josh Windass shënoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e sotme mes Sheffield Wednesdau dhe Derby County.

Në minutën e '61 ai çoi topin në rrjetë me një goditje nga mesi i fushës, duke kaluar përpara ekipin e tij Derby County. Teksa Sheffield humbi topin në zonën kundërshtare, Windass e mori në këmbët e tij.

Teksa po i afrohej rrethit të mesfushës, ai pa nga larg portierin kundërshtar Jacob Videl Zetterstrom që kishte dalë nga porta dhe goditi duke shënuar një gol pretedent për çmimin e Golit më të mirë të vitit ‘Ferenc Puskas’.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?