44-vjeçarja britanike Dawn Sturgess

Bota

Angli/ Humb jetën 44-vjeçarja nga agjenti nervor Novichok, policia kriminale nis hetimin

9 Korrik 2018, 09:58| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 10:12

  • Share

Një 44 vjeçare angleze ka humbur jetën, pasi është ekspozuar ndaj agjentit nervor Novichok. Policia kriminale britanike ScotlandYard tha se ka nisur tani hetimin për vrasje. 

44-vjeçarja Dawn Sturgess, vdiq në spital mbrëmjen e të dielës, pasi u sëmur më 30 qershor. Ndërkohë një tjetër 45-vjecare Charlue Rowley,besohet se është ekspozuar ndaj agjentit nervin në qytetin Amesbury dhe është në gjendje kritike në spital.

Ka mbërritur edhe reagimi i parë i kryeministresTeresa May, e cila tha se ajo ishte e shokuar nga vdekja, që vjen pas helmimit të SergeiSkripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury. Hetimi po udhëhiqet nga dedektivët e policisë anti-terrorizëm dhe rreth 100 agjentë po punojnë për këtë rast, bashkë me policinë lokale të Uiltshajërit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?