Eugert Merizaj, shqiptari i dënuar në Britani me 32 vite burg për vrasje, është parë në një video në TikTok ku bën apel për para.
Nga qelia e tij në Angli, shqiptari sipas medias britanike The Sun ka përdorur TikTok edhe për të folur me shqiptarin tjetër të famshëm në këtë rrjet social tashmë edhe në Britani, Kozak Braçi.
Shefat e burgut janë të habitur ndërkohë që po hetojnë se si shqiptari ka përdorur telefonin në qeli edhe për të bërë apel për para. Ai mesa duket ka përdorur një telefon të ndaluar duke i bërë apel 63 mijë ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Në videon me Kozaku, ky i thotë Merizajt: Do të kesh 2000 euro nga unë, 2000 euro nga Fabio... si mbështetje për të dalë nga burgu.
Fabio ndërkohë është një tjetër shqiptar i dënuar në Greqi për vrasje. Merizaj gjithashtu mburret se ka shpenzuar 50 mijë funte për avokatë. Ai shprehej në TikTok: Askush nuk do të më lëshojë. Më kanë ikur paratë.
Në një video tjetër, një mbështetës i thotë se do t’i dërgojë 1000 euro ‘sepse je djalë i mirë dhe në burg’.
Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit, Hemaëand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019. Ai u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika. Ndërsa shërbimi i burgjeve i tha se telefonat celularë nuk lejohen.
Tashmë krerët e burgut po hetojnë videot, ku duket shqiptari me veshje të shtrenjta.