Ilir Muçmata, i dënuar nga gjykata britanike

Bota

Angli/ Ktheu shtëpinë në ‘fermë hashashi’, gjykata dënon 56-vjeçarin shqiptar! Prokurori: Kështu mbrohen qytetarët nga droga dhe krimi i rrugës (EMRI)

28 Shkurt, 08:23| Përditesimi: 28 Shkurt, 08:27

  • Share

Angli- Drejtësia britanike ka dënuar një 56-vjeçar shqiptar që ishte arrestuar kohë më parë për kultivim të lëndëve narkotike.

Oficerët e zbatimit të ligjit, pas informacioneve që dispononin, zbuluan gjatë kontrollit të kryer se shqiptari Ilir Muçmata e kishte kthyer hyrjen në një “shtëpi bari”.

Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi ta dënonte 56-vjeçarin me 1 vit burgim. Operacioni ishte kryer në fillim të vitit, kur edhe atij iu vendosën prangat në zonën e Crewe. 

Oficerët gjetën 100 bimë, pajisje të sofistikuara për rritjen e lëndës narkotike dhe peshore, ndërsa Muçmata u arrestua në vendngjarje.

Autoritetet në Angli i thanë mediave se oficerët kishin një urdhër kontrolli më 20 janar në zonën e Goode Way në Chester dhe e ekzekutuan duke zbuluar shtëpinë e barit.
Prokurori Justin Taylor u shpreh:

“Ky është një shembull tjetër i mirë i punës që po bëjmë në komunitetin tonë, për të pastruar rrugët nga droga ilegale dhe për të mbrojtur njerëzit nga dëmi dhe krimi që vjen me aktivitetin e paligjshëm të drogës”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?