Oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit kanë zbuluar një fermë kanabisi në Dudley pas një serie bastisjesh të bëra sot.
Oficerët arrestuan 6 persona si pjesë e operacionit të koordinuar sot gjatë të cilit u bastisën edhe disa prona në Birmingham, ndërsa u zbuluan pothuajse 80 bimë kanabisi me vlerë afërsisht 80,000 paund.
Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua së bashku me një grua 29-vjeçare dhe një burrë 21-vjeçar, të cilët u arrestuan për vepra penale të imigracionit dhe do të trajtohen nga Zyra e Imigracionit. Oficerët zbuluan gjithashtu afërsisht 50,000 paund në para të gatshme në shtëpi dhe rreth 20 kilogramë kanabis bimor në papafingo.
Sipas Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, oficerët bastisën gjithashtu një shtëpi të dyshuar për ruajtje kokaine në Warstone Lane, Birmingham, ku gjetën afërsisht dy kilogramë kokainë. Dy burra, të moshës 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan me dyshimin për posedim të drogave të klasit A me qëllim furnizimin.
U bënë kontrolle gjithashtu në Pumphouse Ëay, Birmingham, ku oficerët gjetën një sasi të madhe pajisjesh për kultivimin e kanabisit në një hambar kopshti.
Komandanti i Degës së NCA-së, Saju Sasikumar, tha: “Krimi i organizuar i imigracionit dhe kultivimi i kanabisit shpesh janë të lidhura ngushtë, me njerëzit që ndodhen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar që shpesh shfrytëzohen dhe punësohen në këtë tregti, ose detyrohen të paguajnë borxhin për udhëtimin e tyre për të arritur këtu.”
“Ky është një sekuestrim i konsiderueshëm droge që do të lërë një boshllëk të madh financiar mbi grupet e krimit të organizuar të përfshira dhe bandat e rrugës që ato furnizojnë.”
Komente
