Angli- Britania e Madhe po përpiqet të deportojë për të tretën herë një trafikant droge shqiptar, pak pasi ai u burgos.
Ronaldo Zani është kthyer në mënyrë të përsëritur fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se është deportuar dy herë, si anëtar i një bande kriminale shqiptare.
26-vjeçari u deportua fillimisht në vitin 2019, pasi u gjet duke shitur kokainë, por u kthye muaj më vonë dhe u tha klientëve të tij: "Unë jam kthyer në punë".
Ai u kap më vonë në posedim të 4250 paundve, 24 gr kokainë, tre telefona, si dhe peshore, lista marrëveshjesh dhe një kartë identiteti të rreme greke.
Zani pranoi se po merrte drogë për të shlyer një borxh prej 15,000 paund ndaj bandës së kontrabandës së njerëzve që e ndihmoi të kthehej në MB. Ai u deportua për herë të dytë në maj 2021, pasi u dënua me tre vjet burg. Por më 13 shkurt të këtij viti, një oficer policie e njohu atë duke drejtuar një ‘Mercedes’ në Bournemouth, informon media britanike.
Në flagrancë iu kapën 1935 paund cash dhe 24,75 g kokainë, e cila do të kishte një vlerë në rrugë deri në 2500 paund.
Zani u tha autoriteteve se ai hyri në MB "disa muaj më parë", duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Ai tha se fillimisht ishte punësuar si punëtor, por nuk fitonte mjaftueshëm për të shlyer kontrabandistët e tij dhe kështu filloi të punonte si korrier droge.
Megjithatë, gjykatësi tha se ai nuk kishte "nuk kishte simpati të vërtetë" për Zanin, pasi ai e dinte se në çfarë po futej, duke u kthyer ilegalisht në MB.
"Asnjë simpati", u shpreh gjyqtari.
Duke e burgosur Zanin për katër vjet në Gjykatën e Kurorës së Bournemouth, gjyqtari Richard Fuller KC tha se priste që ai të dëbohej përsëri.
“Ju keni hyrë ilegalisht në vend duke e ditur se ose keni qenë në borxh ndaj atyre që po ju fusnin në shpinë të një kamioni ose do të ishit në borxh ndaj një grupi të krimit të organizuar. Vendi është i mbushur me grupe kriminale shqiptare dhe me bindjet tuaja të mëparshme do të kishit qenë plotësisht i vetëdijshëm se çfarë po futeni. Nuk mund të ketë simpati të vërtetë për ju që merrni drejtimin për të punuar për tregtarët e drogës. Me dënimin tuaj, kam marrë parasysh që pa dyshim që do të dëboheni", tha gjyqtari.
Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha:
“Shtetasit e huaj që kryejnë krime të tmerrshme nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne do të bëjmë gjithçka për t'u siguruar që ata të mos jenë të lirë në rrugët e Britanisë, duke përfshirë largimin nga Mbretëria e Bashkuar sa më shpejt të jetë e mundur”.
Komente
