Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla

Angli/ Sëmuret rëndë Mbretëresha Camilla, tërhiqet nga të gjitha daljet publike

6 Nëntor, 16:46| Përditesimi: 6 Nëntor, 16:49

  • Share

Mbretëresha Camilla është tërhequr nga të gjitha paraqitjet publike pasi është diagnostikuar me një infeksion të rëndë në frymëmarrje.Lajmin e bëri të ditur Buckingham Palace.

Raportohet se ajo do të jetë të jetë larg çdo aktiviteti për të paktën një javë.

Kjo është hera e dytë që mbretëresha preket nga ky infeksion, hera e parë që u prek ishte në shkurt të 2022, raporton BBC.

“Ajo shpreson të shërohet në kohë për të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara rregullisht të kësaj fundjave”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Ndërkohë Mbreti Charles po trajtohet për një formë të pazbuluar të kancerit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?