Dy shqiptar janë dënuar me 6 vite burg, ndërsa një i tretë pret dënimin, pasi kishin kthyer pishinën në fermë kanabisi, në Britani të Madhe.
Sipas 'Daily Mail', shqiptari Xhafer Furriku është lënë në paraburgim dhe do të përballet me dëbimin pasi pranoi se kujdesej për kanabisin me vlerë prej 200,000 £ në Angus.
65-vjeçari i cili u trafikua në Britaninë e Madhe për të qenë 'kopshtari' në Pishinën Forfar, pranoi se kultivonte kanabis në objektin e pishinës që nuk ishte në përdorim.
Nga kontrollet e kryera, Policia zbuloi 250 bimë kanabisi brenda ndërtesës së papërdorur të Pishinës Forfar.
Pishina e pashfrytëzuar që nga viti 2017 ishte shitur nga Këshilli Angus tek një blerës misterioz për 50,000 £ vetëm disa muaj përpara se kultivimi të dilte në dritë.