JD Vance dhe David Lammy duke peshkuar

Bota

Angli/ Shkoi për peshkim me JD Vance por nuk kishte licensë, autoritetet i ‘tërheqin veshin’ sekretarit të Jashtëm britanik! Rrezikoi gjobë 4 mijë dollarë

24 Gusht, 14:35| Përditesimi: 24 Gusht, 14:38

  • Share

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy e gjeti veten në një situatë të vështirë pasi shkoi për peshkim me zëvendës presidentin e SHBA-së, JD Vance në një lum pranë pronës së tij në jug të Londrës. Diplomati britanik kishte ftuar Vance dhe familjen e tij në pronën e tij, ndërsa më pas shkuan për të peshkuar.

Lammy u paralajmërua nga Agjencia e Mjedisit pasi nuk kishte licencë për peshkim, ndërsa nëse do të gjobitej, do të të duhej të paguante gati 4 mijë dollarë. Sipas Agjencisë së Mjedisit, kushdo që është mbi 13-vjeç duhet të ketë licencë për të peshkuar në ujërat e ëmbla në vend.

Më vonë, ai mori një licencë dhe u paraqit vetë në agjenci, duke e quajtur incidentin një “gabim administrativ”.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?