Roland Cankaj

Angli/ Trafikonte dhe shfrytëzonte brazilianet për prostitucion, shqiptari shpallet fajtor! Drejtonte organizatën ‘Cankaj Brotherhood’ (EMRI)

25 Tetor, 09:32| Përditesimi: 25 Tetor, 09:39

  • Share

Angli-Një 43 vjeçar shqiptar është shpallur fajtor në Angli, si trafikant vajzash për shfrytëzim seksual. Sipas autoriteteve angleze burri është identifikuar si Roland Cankaj.

I arrestuar më 20 prill 2024, ai doli para gjykatës më 23 tetor ku u shpall fajtor për vepra të shumta pas një gjyqi gjashtë ditor.

Hetimet nisën që prej 2022 mbi një rrjet të krimit të organizuar të quajtur ‘Cankaj Brotherhood’ i cili  drejtohej nga shqiptari, me qëllim trafikimin e grave braziliane në Mbretërinë e Bashkuar për t’i shfrytëzuar seksualisht.

Oficerët zbuluan se Cankaj merrte me qira apartamente me pasaportë false. Dhe pas këtij detaji ata filluan të vëzhgonin lëvizjet e Cankajt. Ky i fundit i dërgonte vajzat drejt adresave dhe priste në makinë, ndërsa ato hynin brenda.

Ai u pa gjithashtu të ishte në shoqërinë e vajzave të reja, duke bërë foto provokuese të tyre, të cilat përdoreshin për të reklamuar shërbime seksuale. Policia zbuloi edhe një shtëpi publike e drejtuar nga Cankaj - të pajisura me sende seksuale.

Si rezultat i hetimeve të kryera u identifikuan gjithsej gjashtë vajza, ku njëra prej tyre tyre gjatë një interviste shpjegoi se si kishte punuar si estetiste në Brazil dhe kishte biseduar me Cankajn për paratë. Ai e mori atë në Angli dhe e dërgonte në vende të ndryshme për të kryer marrëdhënie me burra që ajo nuk i njihte, ndonjëherë kishte raste që takohej me 10 deri në 15 burra në ditë. Paratë i ndanin në gjysmë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?