Foto ilustruese

Sport

Angli/ Tragjike në derbi, tifozi sëmuret në stadium gjatë Man. City - Man. United dhe ndërron jetë

16 Dhjetor 2024, 18:16| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 18:17

  • Share

Tragjedi në derbin e Manchesterit të dielën që lamë pas. Një tifoz i Manchester Cityt ndërroi jetë teksa ishte në stadiumin "Etihad" duke parë derbin e qytetit.

Një urgjencë mjekësore ndodhi gjatë duelit, me klubin e Manchester Cityt që këtë të hënë ka konfirmuar se tifozi ndërroi jetë pasi u ndje keq.

"Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik që një nga tifozët tanë ndërroi jetë pas një incidenti mjekësor në ndeshjen e të dielës. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tepër të vështirë", shkruan klubi.

Kujtojmë se Manchester City u përmbys 1-2 në fund nga Manchester United.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?