Leonard Farruku

Angli/ Vdekja e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku mund të ishte parandaluar! Punonjësi i shërbimit social: U injoruan problemet e tij

18 Shkurt, 17:27| Përditesimi: 19 Shkurt, 09:38

  • Share

Vdekja e Leonard Farrukut, të riut shqiptar i cili i dha fund jetës në mënyrë tragjike në anijen hotel në jug të Anglisë mund të ishte parandaluar.

Një punonjëse e shërbimit social i tha gazetares së ‘The Guardian’ Diane Taylor se nuk u mor në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Punonjësi i ka thënë ‘The Guardian’ se ai vazhdimisht i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme shqetësimet rreth shëndetit mendor të Leonardit përpara se ai të dërgohej në anijen hotel”.  Por këto shqetësime ishin injoruar.

Ai tha se Leonardin të gjithë e thërrisnin "Faruk" dhe se ai vuante nga luhatjet të rënda të humorit. "Ai ishte zhgënjyer për një kohë të gjatë nga pothuajse çdo drejtim," tha punonjësi i ndihmës. “Unë kam qenë gjithmonë i shqetësuar për të dhe ndonjëherë ai kishte kriza të shëndetit mendor.

“Janë shumë pjesë të rëndësishme të historisë së tij që duhen treguar pasi jam i bindur se kjo do të ndodhë përsëri, nëse nuk u bëhet presion atyre që kanë për detyrë të kujdesen për të mbështetur këta njerëz dhe që vazhdimisht po dështojnë të përmbushin detyrën e tyre.”

Punonjësi i ndihmës pohoi se Farruku ishte i tmerruar se mos e çonin në maune dhe refuzoi të shkonte atje, por ishte "mashtruar" nga kontraktorët të cilët i thanë se do ta çonin në një hotel në Swindon.

“Kur erdhi një makinë për ta marrë për ta çuar në maune, ai u bë histerik dhe nuk pranoi të shkonte. Ai pranoi të hipte në makinë, kur iu tha se në vend të kësaj do ta çonin në hotelin Swindon. Ai u mashtrua.”

Punonjësi i shërbimit social tha se burrat që shkuan në maune me Farrukun raportuan se ai sillej në mënyrë të çuditshme pasi ishte në bord dhe tha se ai kaloi orë të tëra në mënyrë pasive duke qëndruar në plazh në Weymouth dhe duke parë detin.

"Kjo ishte sjellje jo karakteristike për Farukun," tha punonjësi i ndihmës. “Ai kërkoi ndihmë në maune, por nuk mori mbështetjen që i duhej. Besoj se ishte mauneja që e bëri ashtu.”

Leonard Farruku (i treti nga e majta) në një fotografi të vjetër familjare.

Motra e Farrukut, Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi, Itali, tha se vëllai i saj ishte “i ëmbël dhe i bukur” dhe ëndërronte të bëhej reper kur jetonte në Shqipëri. Ajo tha se familja ishte ende në gjendje shoku për vdekjen e tij.

Ajo tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e kishte njoftuar zyrtarisht atë apo motrën e tyre më të madhe, Marsida, 35 vjeç, për vdekjen e Farrukut, por ishin informuar kushërinjte në MB dhe u kishin përcjellë lajmin.

“Ne nuk kemi pasur mbështetje dhe askush nuk ka folur me ne,” tha ajo. “Është fyese.

“Kam një pyetje për Home Office. Pse u jepni shpresë emigrantëve dhe më pas i vrisni? Duke i vrarë ata po na vrisni edhe neve. Ajo që dua të di është e vërteta për atë që i ndodhi Leonardit.”

Leonard Farruku fotografuar me motrat e tij Marsida dhe Jola.
Një zëdhënës i Home Office tha: “Ky ishte një incident tragjik dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit. Kjo ngjarje aktualisht është duke u hetuar nga policia dhe eksperti dhe është e drejtë që faktet dhe rrethanat të vërtetohen në mënyrën e duhur ligjore. Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e të gjithë azilkërkuesve dhe të gjitha shqetësimet e ngritura nga çdo azilkërkues trajtohen me ndjeshmëri.”

Azilkërkuesi shqiptar, 27 vjeç, u gjet i vdekur në një maune, ankoruar në Portland, Dorset, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, pas një vetëvrasjeje të dyshuar.

Avokatët e familjes i kanë shkruar ministrit të drejtësisë, Alex Chalk, duke kërkuar që Avokati i Popullit i Burgjeve dhe i Provës (PPO) të hetojë vdekjen. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?