Vendi ku u gjet viktima Paja

Kronikë

Angli/ Vrasja misterioze e dy shqiptarëve me thikë, zbulohet identiteti i 31-vjeçarit

30 Dhjetor 2019, 20:05| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 20:10

  • Share

ANGLI- Datën e 19 dhjetorit janë gjetur të vrarë me thikë dy shqiptarë, por deri tani dihej identiteti i vetëm njërit prej tyre, të Arbri Fesko dhe doistën e sotme është zbuluar edhe identiteti i viktimës së dytë.
Mediat angleze kanë zbuluar edhe identitetin e Shkelqim Pajës, 31-vjeçarit me origjinë nga Kosova i gjetur i vrarë me thikë.

Për dy vrasjet në Londër deri tani janë arrestuar dy persona dhe akoma po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Fesko ishte një shtetas 30-vjeçar shqiptar, që vu zbulua me plagë me thikë në 19 dhjetor në bagazhin e një makine në një korsi pranë Parkut Scratchwood në Barnet dhe të nesërmen u gjet trupi i Pajës, i cili jetonte në veri të Londrës.

Scotland Yard tha të dielën se hetimi i vazhdueshëm ishte shumë kompleks dhe se familjet e viktimave po marrin mbështetje nga oficerët specialistë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?